Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Jetoni dhe Jonida u dashuruan në Greqi dhe u kthyen të ngrinin fermën “Sotira” në Kolonjë

    Kolonjë August 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një fermë që është 5 orë larg Tiranës, midis Leskovikut dhe Ersekës, me një rrugë jo të mirë për të mbërritur, nuk është e thjeshtë të mbijetosh pa vështirësi. Shpeshherë nuk kanë drita, turistët gjatë dimrit mund të ngelen në pyll, megjithatë të gjitha i mposht dashuria.

    Prej 22 vitesh, Jetoni dhe Jonida kanë ndërtuar jetën e tyre aty. Nuk kanë asnjë shtëpi tjetër përveç asaj që kanë ngritur në fermë. Ferma Sotira sot mund të jetë e njohur për shumëkënd, por mundin që kanë kaluar për të mbërritur deri këtu, e dinë vetëm të zotët e shtëpisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sezoni më i mirë është pranvera, vera dhe vjeshta. E përjashtoj dimrin sepse është pak i vështirë, mungojnë aktivitetet tona të zakonshme, është edhe ftohtë. Ferma jonë është një fermë që i përshtatet më tepër të huajve dhe gjatë dimrit Shqipëria nuk vizitohet shumë nga të huajt. Nga ana tjetër, është edhe stinë gjatë së cilës edhe kafshët janë në disa faza që duan kujdes. Ferma mund të ketë nevojë për riparime, ndërhyrje, risi, të gjitha bëhen gjatë dimrit.

    Aktivitetet në dimër janë të vështira. Në vijim kemi në plan t’i shtojmë, por meqë punojmë në stinët e tjera, vlera monetare që kemi për të investuar e riparuar, jo gjithmonë është siç duhet, sidomos gjatë këtij viti.

    Gatimet në fermë janë shumë të thjeshta, por produkti bazë është shumë cilësor. Kafshët rriten në kullotë të lirë, hanë gjithë kohës barë të egër dhe shija është unike. Zona njihet për shijen e mirë të mishit. Gatuhet në saç, në prush, janë edhe mesoret gjithashtu tonat si turshitë, djathërat. Pastaj kemi brumërat, byrekun, petkat, rosnicat. Vijnë të servirura shumë thjesht. Dikur gatuaja vetëm unë, tani kam edhe 2-3 zonja që më ndihmojnë.

    Shtigje ka shumë përqark. Jemi me fat sepse jemi në parkun Gërmenj Shelegur, kemi shumë male përreth. Kemi pisha, bredha, lajthi të egra dhe mes tyre kemi hapur disa shtigje, nëpër të cilat i drejtojmë turistët sipas dëshirave dhe përgatitjes fizike që ata kanë. Një nga më interesantët është Kalaja e Gradecit, këtu fare afër nesh, ka mure me gurë të mëdhenj, është Liqeni Hasit, fshati Gërmenj mes pyllit, fshati Radaj që ka një rezervuar. U bëjmë guida edhe nëpër shtëpitë e fshatarëve për t’u njohur me mënyrën e jetesës.

    Burimi kryesor i kësaj fëerme është blegtoria. Kemi 150 lopë mishi, racë vëndi, ka derra, dhi, qingja, kuaj, rosa, pata, qen, mace. Kemi edhe një rezervuar peshku, sepse, në fakt, kështu ka nisur gjithçka.

    Unë me tim shoq jemi njohur në Greqi, u dashuruam, erdhëm në vendin tonë. Im shoq kishte nisur të bënte një rezervuar peshku. Nuk kishim asnjë burim tjetër përveç punës që kishim nisur. Kur erdha unë kishte njerëz që donin peshk dhe fillova të gatuaj disa gjëra sipas dëshirës së secilit. Dita ditës shihja se çfarë donin, gjëra që ne nuk i kishim.

    Pra menyja u pasurua nga toka por edhe nga dëshirat e klientëve. Ata shpesh ankoheshin se kishin pirë shumë dhe s’ktheheshin dot në shtëpi kështu që bëmë shtëpitë tona të vogla dhe kampingun. Pra, gjithçka ka nisur dhe është rritur varësisht nevojës.

    Ferma jonë ka nisur 22 vite më parë. Çdo vit përpiqemi të sjellim një investim të ri. Duke shtuar toka, duke investuar jemi rritur deri këtu edhe pse duam më shumë, asnjëherë nuk majftohemi. E gjithë familja jonë jeton në fermë, kemi dhe dy vajza të vogla. Edhe ato komunikojnë shpesh me turistat, i shoqërojnë nëpër dhoma, i ndihmojnë me gjëra të vogla. Secili përpiqet të bëj diçka.. Jetojmë gjithë vitin këtu.

    Gjatë dimrit, kemi gjithë bagëtitë që kanë nevojat e tyre, dhe kanë nevjoë për përkujdesje. Këtu ti ke gjithnjë diçka për të bërë, edhe pse s’ka turistë. Ne si çift dimë hisotrinë e çdo gjëje këtu, të çdo kafshe, të çdo emri. Ky nuk është vetëm hobi për ne, është jeta jonë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.