Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    Aktualitet September 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bishnica është vetëm një nga fshatrat e shumtë të Mokrës që ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit malor dhe agro turizmit.

    Fshatit i ka falur natyra dhe Zoti shumë, ka një bukuri përrallore natyrore, liqene akullnajorë, bimëso halore, shpella dhe mbi të gjitha banorë mikpritës. Por i mungon vetëm diçka, infrastruktura e mirë rrugore për të zhvilluar turizmin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga Proptishti deri në Bishnicë janë 18 km rrugë e cila lidh shumë fshatra, por pas shumë fshatrave të bukur ajo ndalet në Bishnicën përrallore.

    Dikur Bishnica ka pasur me qindra familje, kjo edhe për faktin sepse ka pasur një nga sektorët më të mëdhenj të prodhimit të trupave, aty kanë punuar me qindra inxhinerë pyjesh nga gjithë shqipëria, të cilët kanë kujtime të bukura nga ajo kohë, puna, jeta artistike, mbrëmjet e vallëzimit etj.

    Sot nuk ka shumë familje, shumica kanë ikur për një jetë më të .irë dhe fshati është pothuajse bosh, por diçka e ruan me fanatizëm, bukurinë që ka.

    Panorama që të ofrohet sa zbret për në fshat nuk ka të paguar, njerzit të buzëqeshin, do mbushesh me oksigjen dhe do pish ujë të ftohtë brisk.

    Pasi të qëndrosh në fshat, do kesh mundësinë të eksplorosh

    Liqenet akullnajorë të Lukovës.

    Shpellëm e Ariut.

    Liqenin e Frangovishtës.

    Gurin e Gjemthit ku rri dëbora deri në maj.

    Pyjet e mrekullueshme me bredha dhe aishte.

    Janë kaq shumë zona të mbledhura bashkë në një vend, kaq shumë destinacione që do të të mbajmë 3-4 ditë atje.

    Tek tuk kanë nisur të ngrihen bujtina familjare, por nuk mjafton, duhet më shumë dhe kryesorja është rruga.

    Banorët të thonë se turistët nuk mungojnë.

    “Vijnë me motorra dhe xhipa, gjermanë, polakë, çekë, hollandezë e shumë të tjerë. Mahniten me gjithçka, ka prej tyre edhe që kthehen sërish”

    “Hall të madh kemi vetëm rrugën, po të kishim atë shumë do ktheheshin dhe do hapnin biznese. Shyqyr që nuk sëmuremi jemi të fortë nga natyra se duhet të vuash deri sa të shkosh në qytet”

    Kolibri.al u interesua pranë Bashkisë Pogradec në lidhje me rrugën, na konfirmuan atë që thanë banorët, rruga është problem. Është gati projekti Proptisht-Bishnicë dhe me unazë drejt Buzaishtës, por ka kosto të lartë për buxhet si ai i bashkisë, e kanë aplikuar në qeveri dhe kanë marrë sigurinë se do financohet dhe janë në pritje.

    Bishnica e meriton, banorët e saj e meritojnë ashtui si Slabinja, Velçani , Buzaishta etj përfundon bashkia.

    Dardha dhe Voskopoja pothuajse u boshatisën deri para pak vitesh, u investua në rrugë dhe sot janë më të vizituarit, kaq do edhe Bishnica, një rrugë e cila do të ishte rruga e shpëtimit, ndryshimit dhe zhvillimit për të gjithë Mokrën.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.