Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Më ndihmoni të jetoj” – 33 vjeçari nga Korça kërkon ndihmë

    Aktualitet September 23, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    ‘Më ndihmoni të jetoj!’ Apeli i 33 vjeçarit nga Podgoria që s’ka para të udhëtojë në Korçë për të kryer dializën dhe ushqehet me borxhe.

    Një i ri nga Maliqi nuk ka mundësi të udhëtojë tre here në javë drejt Korçës për të kryej seancat e dializës për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Desmir Seferi jeton në një banesë të rrënuar dhe ushqimet i merr me para borxh. 33-vjeçari apelon për ndihmë, pasi nuk ka përballon dot koston e transportit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Desmir Seferi prej 11 vitesh është me dializë pasi veshkat nuk e kryejnë funksionin e filtrimit të gjakut. 33-vjeçari jeton në kushte të mjerueshme me vëllanë e kunatën në fshatin Podgorie të Maliqit.

    Shtëpia ku banon është krejtësisht e rrënuar dhe rrezikon t’i zërë brenda. Trajtohet me një pension invaliditeti prej 20 mijë lek në muaj, shumë e pamjaftueshme për ushqime e ilaçe.

    “Me borxhe jetoj! Me borxh shkoj me furgon për të bërë dializën, me borxh e marr bukën. Pronari i furrës më ka thënë s’të jap më, nëse nuk paguan shumën që më detyrohesh”, tha ai.

    Për shkak të vështirësisë financiare, 33-vjecari ka ulur numrin e terapive.

    Ai nuk ka para për të udhëtuar tre herë në javë drejt Korçës për të kryer dializën. Shteti i jep 4 mijë lek në muaj për transportin, shumë kjo që nuk mjafton as për biletën e furgonit.

    Duhet të shkoj tre here në javë në Korçë për të bërë dializën. Kushton 4 mijë lek bileta për një rrugë. Unë nuk kam para dhe nuk shkoj në të gjitha seancat. Kam qarë atje (tek qendra e dialzës) më kanë thënë shko në bashki. Edhe në bashki kam shkuar por s’më kanë ndihmuar”, u shpreh me tej.

    Faktin që Desmiri nuk është paraqitur për të bërë dializën tre herë në javë e ka pranuar dhe administratorja e Qendrës së Dializës, Fiodora Fili, e cila tha se kompania koncesionare nuk e ka të përfshirë në kontratë transportin e pacientëve.

    Dializa është jetike për Desmirin, i cili rrezikon jetën nëse nuk kryen tre herë në javë filtrimin e gjakut përmes aparaturës. Ai kërkon ndihmë nga bashkia e Maliqit por dhe donatorët privatë për t’i mundësuar transportin.

    Burimi: Shqiptarja.com

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.