Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ndërron jetë Kancelari i Kryepeshkopatës Ortodokse në Boston, At Arthur Liolin

    Kronikë September 29, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka ndërruar jetë At Arthur Liolin, një figurë e shquar e Kishës Ortodokse dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.

    At Artur Liolin lindi në Nju Jork në vitin 1943 nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Ai është cilësuar si njeriu që mishëron atributet e një personi me mjaft reputacion në diasporën shqiptare të SHBA.
    Së fundmi ishte kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare me qendër në Boston dhe vlerësohej si një pasardhës i denjë i Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    At Arturi ishte i martuar me priftëreshën Margarita dhe kishin tre fëmijë: Evans, Elena dhe Emilia. Studimet e larta i kreu në vitin 1967 për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin Princeton, ku u diplomua me (Summa cum laude). Gjithashtu, ka bërë studime në Institutin “Albert Schveitzer” në Zvicër në programin: “Kriza në Qytetërimin Perëndimor,” ku përfshihen një sërë hulumtimesh ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike.
    At Arturi shkroi mjaft artikuj rreth çështjes shqiptare në gazetën “Dielli,” dhe më tej nëpër revista te ndryshme si “Liria”, Illyria”, “Koha Jonë” etj.

    Në vitin 1970 u dorëzua në gradën priftërore në Boston ku i shërbeu popullit shqiptaro-amerikan.
    Ai organizoi Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Kryekishës së Shën Gjergjit në Boston.

    Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës.Në vitin 1991 At Arturi bëri udhëtimin më të famshëm të jetës së tij, ku meshoi në 22 qytete të Shqipërisë. Ka udhëtuar në Shqipëri edhe dy herë të tjera për të qartësuar pozicionin e kolonisë amerikane në çështjen e Kishës Ortodokse Autoqefale dhe marrëdhëniet delikate me popujt fqinjë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026

    Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me makinën

    August 18, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026

    Hapja e urës mbi Ibër, KE kërkon koordinim mes institucioneve

    August 19, 2026

    Zjarr pranë Manastirit në Sarandë, u ndërpre energjia në Ksamil

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Kremtohet Festa e Shën Marisë në Boboshticë dhe Vodicë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.