Fshatrat në juglindje të vendin kanë mbetur pa investime, e për pasojë banorët po I braktisin gjithmonë e më tepër. Dëshira për jetë normale për të mos menduar për ujin, dritat apo rrugët, i detyron familjet të mbledhin rrobat dhe të ikin, të ikin sa më pranë zonave urbane ose në qytete të tjera të vendit. Ndalemi në Grabovicë të Pogradecit, aty ku banorët apelojnë për investime në rrugë, kanalizime.
Interesant është fakti se teksa bisedon me banorët ata nuk kërkojnë paga të larta, madje as ulje taksash. Kërkesa e tyre e vetme është për të mos e lënë fshatin të braktiset edhe më tej. Dhe që fshati të mos braktiset, ata kërkojnë investime.
Kanalizimet e ujrave të zeza apo të shiut dhe rrugët janë shqetësimet e të gjithë banorëve të këtij fshati të cilit puna në bujqësi dhe njerzit puntorë nuk i mungojnë.
“Fshati jonë vuan prej kohësh për investime, rrugët i kemi jo të mira, kanalizimet e ujërave të zeza janë për ibret.” Thotë një banor.
“Një kanal nuk është pastruar, asnjë gjë.Vetë mundohemi t’i pastrojmë që të mos bllokohen” thotë një tjetër banor.
“Nuk dalim dot nga balta, ujërat e zeza nëpër këmbë, tani që jemi në vjeshtë dhe do fillojnë shirat ne do izolohemi, jo nga dëbora se asaj nuk ja kemi frikën, por nga balta e lluca që mbulon rrugët tona”.
Grabovica është nga ato fshatra që banorët kanë lëvizur por jo në masë, kjo pasi ka toka pjellore dhe një punë e madhe bëhet nga banorët kryesisht në frutikulturë, aq sa në Grabovicë prodhohet një nga verërat më të mira shqiptare.
Por duket se ka pak dritë në fund të tunelit, në fshat është shtruar rrjeti i ri i furnizimit me ujë 24 orë që konfirmohet se do të nisë së shpejti. Por për banorët më jetike mbeten rrugët e fshatit dhe kanalizimet që i kërkojnë me ngulm të realizohen.


