Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Lulëzim Basha i rikthehet turit të takimeve në gjithë vendin

    Aktualitet October 7, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer turit të takimeve me qytetarët në të gjithë vendin.

    Paraditen e sotme, Basha zhvilloi takim me banorë të zonës buzë liqenit të Pogradecit. Ai postoi pamje nga takimi në rrjetet sociale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kreu demokrat ishte sot në disa zona të Pogradecit ku do të zhvillojë takime e biseda me qytetarë e sipërmarrës, në kuadër të turit të tij në të gjithë Shqipërinë.

    Basha takon familjen e Filip Petre

    Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë ndalesës së tij në Lin, vizitoi familjen e Filip Petre, familje që ka vuajtur përndjekjen dhe ndëshkimin nga diktatura komuniste.

    Sipas Bashës, në mënyrë që e shkuara të mos harrohet dhe shërimi i plagëve ende të hapura të regjimit komunist të jetë përfundimtar, kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre.

    “Sot në Lin, pata kënaqësinë e veçantë të vizitoja familjen e Filip Petre, i përndjekur politik. Bashkëbiseduam për problemet dhe harresën me të cilën kjo shtresë e shoqërisë është përballur ndër vite, paçka se sakrificat e tyre dhe familjarëve të tyre kanë merituar dhe meritojnë mirënjohjen dhe nderimin më të lartë nga të gjithë ne. Që e shkuara të mos harrohet dhe shërimi i plagëve ende të hapura të regjimit komunist të jetë përfundimtar, kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre”, shkroi Basha në rrjetet sociale.

    Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimeve në Lin shkroi në rrjetet sociale se Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.

    “Kënaqësi të takoja dhe bisedoja me banorë të fshatit të bukur të Linit. I dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe problemet e tyre. Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta. Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm”, u shpreh ai

    Por, Shqipëria e standardeve europiane bie ndesh me ambiciet e politikës së vjetër që do të sundojë për vete, dhe jo të qeverisë për njerëzit. Kjo politikë e vjetër po e mban peng vendin. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, dhe ne duhet ta shndërrojmë atë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët”, u shpreh Basha.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    20 fakte për trevën Kolonjë – Leskovik

    December 6, 2023

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.