Për herë të parë Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin e Korçës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë do t’u vijnë në ndihmë fermerëve të juglindjes se vendit për realizimin e të gjitha analizave te cilat fermeret deri dje i kryejnë me çmime të larta në laboratorë të Greqisë e Maqedonisë si dhe ne laboratore privatë në vendin tonë.
Dekani i fakultetit të bujqësisë Gjergji Mero tha se Ministria e linjës do të vendosë në dispozicion të fakultetit një ambient të përshtatshëm për tre laboratorë të cilet do të kryejnë me shumë se 10 analiza për fermerët e juglindjes.
Analizat që do të realizohen në këto laboratorë do të jenë me një çmim shumë më të arsyeshëm për fermerët në krahasim me çmimet e laboratorëve në vendet fqinje.
Në këtë laborator do të kryhen analizat e tokës lidhur me azotin dhe për bimët lidhur kaliumin, fosforin, kalciumin ujor e kripor i tokës, po ashtu edhe për mikroelementët ose metalet e rënda në toke e ujë.
Gjithashtu në këto laboratorë me aparatin e kromatografit do të mund të realizohen edhe shumë analiza të tjera të tokës dhe kulturave bujqësore.


