Kinematografia shqiptare ka humbur një nga regjisorët e saj më të shquar, “Mjeshtrin e Madh” Vladimir Prifti.
Prifti ndërroi jetën në fundjavë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas si trashëgimi fëmijët dhe veprat e tij artistike.
Artisti i merituar, Prifti, njihet për filmat si “Udha e shkronjave”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Kush vdes në këmbë”, “Era e ngrohtë e thellësive” apo “Dasma e Sakos”… etj.


