Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026

    Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

    August 18, 2026

    Goditet nga rrufeja në Etna, humb jetën turisti 30-vjeçar

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rritja e turizmit në Shqipëri me mbi 7% në korrik 2026

    Ekonomi August 18, 2026
    Rritja e turizmit në Shqipëri me mbi 7% në korrik 2026
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria priti 1,955,099 vizitorë të huaj gjatë muajit korrik 2026, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, duke shënuar një rritje prej më shumë se 7 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku u regjistruan 1,825,490 vizitorë.

    Në krahasim me muajin qershor 2026, kur në vend hyrën rreth 1.35 milionë vizitorë, muaji korrik regjistroi 608,820 vizitorë të huaj më shumë, që do të thotë një rritje mujore prej 45 përqind. Kjo me më shumë se 129 mijë vizitorësh krahasuar me korrikun e vitit 2025 konfirmon konsolidimin e Shqipërisë në hartën turistike evropiane, duke u zgjeruar mbi bazën tashmë të lartë rekord të vitit të mëparshëm.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Faktorët kryesorë që nxitën fluksin e turistëve të huaj

    Ecuria pozitive e këtij sezoni mbështetet në disa shtylla kryesore infrastrukturore dhe promovuese. Ndër faktorët kryesorë përmenden vijimi i investimeve në infrastrukturë, zgjerimi i kapaciteteve akomoduese, rritja e numrit të fluturimeve, zhvillimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në Rinas, përmirësimi i aksesit rrugor si dhe promovimi ndërkombëtar i vendit.

    Një rol të veçantë po luan edhe reputacioni dixhital i krijuar nga vetë udhëtarët. Në 7 muajt e fundit, mesatarja e komenteve pozitive nga të huajt në blogjet e përkushtuara ndaj turizmit shqiptar ka arritur në 82 përqind, që do të thotë se nga 10 komente, vetëm dy përmbajnë përvoja me probleme ose negative.

    Struktura e vizitorëve dhe sfidat e sektorit

    Sa i përket origjinës së vizitorëve, të dhënat e muajit qershor 2026 tregojnë se 15% e tyre vinin nga Kosova, 14% nga Italia dhe 13% nga Polonia. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania përbënin secila nga 7%, ndërsa 44% e totalit rridhnin nga tregje të tjera ndërkombëtare, gjë që dëshmon një diversifikim të rëndësishëm të burimeve.

    Prania e pothuajse 2 milionë vizitorëve brenda një muaji gjeneron efekte pozitive në të gjithë zinxhirin ekonomik, duke përfshirë bujqësinë, transportin, bizneset lokale dhe shërbimet. Megjithatë, ky fluks teston edhe kapacitetet e infrastrukturës publike, si rrjetin rrugor, furnizimin me ujë e energji, menaxhimin e mbetjeve dhe shërbimet shëndetësore, duke kërkuar përpjekje për turizëm më të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe zgjatje të sezonit edhe në muajt e pranverës e vjeshtës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    ekonomia shqiptare Instat statistika turizmi turizmi në Shqipëri
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026

    Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

    August 18, 2026

    Goditet nga rrufeja në Etna, humb jetën turisti 30-vjeçar

    August 18, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026

    Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

    August 18, 2026

    Goditet nga rrufeja në Etna, humb jetën turisti 30-vjeçar

    August 18, 2026

    Rritja e turizmit në Shqipëri me mbi 7% në korrik 2026

    August 18, 2026

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.