Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dalin shifrat e INSTAT/ Korçarët më “punëtorët”, lezhjanët më “dembelët”

    Aktualitet December 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend. ‘Scan Intel’, nisur nga të dhënat, ka analizuar tregun e punës në Shqipëri për vitin e kaluar, sipas qarqeve, për të parë se si variojnë treguesit.

    Referuar “Vjetarit Rajonal Statistikor”, shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Korçës me 69.6%, pasuar nga Elbasani me 69.3 % dhe Berati me 69.1%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës hedh dritë mbi potencialin e ekonomisë së një vendi për të angazhuar popullsinë në veprimtari produktive.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pra, nisur nga këto të dhëna duket se qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit janë qarqet me potencialin më të lartë sa i përket pjesëmarrjes në forcat e punës.

    Nga ana tjetër, shkalla më e ulët e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës me 53% dhe 56.5% përkatësisht, ndërkohë që mesatarja për vendin është 62.4%.

    Nisur nga grafiku shohim se përveç Lezhës, Dibrës dhe Tiranës, të gjithë qarqet e tjera regjistrojnë një shkallë të pjesëmarrjes në forcat e punës më të lartë se mesatarja kombëtare. Krahasuar me vitin 2021, ky tregues është rritur pothuaj në të gjitha qarqet me përjashtim të Gjirokastrës.

    Por si paraqitet shkalla e punësimit sipas qarqeve?

    Nga të dhënat e INSTAT të përpunuara nga ‘Scan Intel’, raporti i të punësuarve të moshës 15 vjeç e lart ndaj popullsisë të së njëjtës moshë është 55.5% në vitin 2022. Shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në qarkun e Beratit me 64.6%, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 64.4%.

    Pra, shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në ato qarqe që kanë edhe pjesëmarrjen më të lartë në forcat e punës. Shkalla më e ulët regjistrohet në qarkun e Lezhës me 41.0% dhe të Dibrës me 46.4%. Në Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Vlorë shkalla e punësimit është më e ulët se mesatarja kombëtare.

    Krahasuar me vitin 2021, shkalla e punësimit është rritur pothuaj në të gjitha qarqet përveç Gjirokastrës.
    Nga këndvështrimi gjinor, diferenca më e madhe e shkallës së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, është shënuar në qarkun e Vlorës, ku hendeku është 16,1 pp, ndërsa mesatarja në Shqipëri është 11,1 pp. Ndërkohë, analiza e punësimit sipas veprimtarive ekonomike, tregon se shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarve, 44.2% dhe 33.9% përkatësisht, ndërsa të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 21.9%.

    Referuar të dhënave të raportit, në vitin 2022, kishte rreth 160 mijë njerëz të papunë në Shqipëri, që është e barabartë me 10.9% të forcës së punës gjithsej. Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 3.5% dhe Kukësit 4.9%, ndërsa ajo më e larta është regjistruar në Lezhë me 22.7%, Dibër me 17.8% dhe Vlorë me 15.3%.

    Krahasuar me vitin 2021, papunësia vihet re të jetë rritur në qarkun e Dibrës, Elbasanit, Kukësit, Lezhës dhe Tiranës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    20 fakte për trevën Kolonjë – Leskovik

    December 6, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.