Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    VENDIMI: Klodian Duro përndiqte ish bashkëshorten, e kapi për fyti edhe në punë

    Aktualitet January 22, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skualifikimi i Klodian Duros nga Big Brother VIP është kryefjalë e çdo medie në vend. Ish futbollisti i Kombëtares u dënua me largim nga shtëpia më e famshme në Shqipëri pas deklaratës së bërë: “Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” Promovimi i dhunës dhe antivlerave në një televizion Kombëtar padyshim nuk mund të ketë hapësirë.

    Klodian Duro është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kolibri.al ka zbardhur të gjithë vendimin e organit ligjzbatues në kryeqytet, ku gjyqtar ka qenë Arben Mickaj. Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie.

    Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës vërehen faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi. Ish bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar.

    Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (Ish bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro.

    Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

    Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara.

    Megjithatë Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij. Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020.

    Kallëzimi në polici dhe dhuna e ushtruar në ambientet e punës

    Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës.

    Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore.

    “Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 05.03.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e aj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës.

    Vendimi i Gjykatës së Tiranës në datën 27 korrik 2020:

    Të gjendur përballë fakteve dhe provave, Gjykata e Tiranës ka vendosur:

    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të “ Dhunë në familje” dhe në bazë të nenit 130/a/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 4(katër) muaj burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të “Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykatës” dhe në bazë të nenit 321/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 6(gjashte) muaj burgim.
    • Në bazë të nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Klodian Duro me 6 (gjashtë) muaj burgim.
    • Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e një të tretës së dënimit, duke e dënuar të pandehurin Klodian Duro perfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Big Brother Vip 3 djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    Tatjana Marash trembet nga komentet e miqve të saj

    April 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.