Një shtetase nga qyteti i Korçës po ndiqet prnalisht pasi është konstatuar se po kishte kryer punime pa leje përkatëse në banesën e saj.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të ndërtimit pa lejë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. P., banuese në Korçë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


