Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Arti në komunizëm, Vangjo Vasili: Ai që ka ditur të bëjë pikturë, e ka bërë edhe atëherë

    Histori March 3, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vangjo Vasili nuk është thjesht një piktor, ai është një artist me shpirt dhe vizion të jashtëzakonshëm, i cili ka arritur të kapërcejë kufijtë e mendimit tradicional dhe të ndërtojë një univers të vetin, plot me ngjyra, forma dhe emocione.

    Në përballë “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti, Vangjo Vasili rrëfen se frymëzimin e gjen nga origjina e tij, dhe për të si artist, Pogradeci është burimi i tij i vërtetë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me një eksperiencë tejet të gjatë në të dy sistemet, piktori i njohur ka rrëfyer se si ishte të bëje art në komunizëm.

    “Po të duash që të justifikohesh, justifikohesh. Gjen një justifikim për të thënë ose për të mbuluar një diferencë. Ai që ka ditur të bëjë pikturë, e ka bërë pikturën. Çfarë mund t’i thuash ti Danish Jukniut apo Skënder Kamberit, cfarë t’u thuash me veprat që kanë krijuar ata?!

    Sollën koloritin, sollën atmosferën e trojeve shqiptare, një pikturë e mbështetur thellësisht në kulturën botërore sepse ata kishin informacion, kishin studiuar, kishin parë veprat që janë realizuar dhe bëhej një jetë më artistike brenda përbrenda. Sot njerëzit sigurisht që janë më të lirë, por nuk do të thotë se janë më të predispozuar për të bërë art më të madh. Kjo nuk është abslute. Ai që do të bëjë art dhe do ta bëjë artin, është në çdo moment, ai do bëjë veten.

    Vetëm duke bërë veten ti i paraqitesh të tjerëve se kush je, nga vjen, pse ke ardh deri këtu. Ajo tregon rrugën tënde, përkushtimin tënd, qëndrueshmërinë sepse duhet një qëndruehsmëri shumë e lartë për ta arritur që të krijosh një vlerë. Unë për vete jam shumë i lumtur kur arrij të konsolidoj një vlerë të caktuar”, thekson Vangjo Vasili.

    Por sa të vërteta ishin diskutimet artistike dhe kritika e asaj kohe?

    Për piktorin e njohur pogradecar, pavarësisht kufizimeve të regjimit, ato mund të të shërbenin për të ecur përpara.

    “Atëherë kishte vlera të tjera për të marrë informacionin. Sepse ishin librat e artit. Sigurisht ti nuk mund të shkoje dot të vizitoje një muze ashtu siç kanë bërë shqiptarë të tjerë që kanë qenë jashtë.

    Patjetër, por ishte prania e librave të artit me prodhime shumë të mira të asaj kohe. Nëse insistoje dhe ti mbaje për vete anën profesionale, pa e ngatërruar me gjë tjetër, ato sigurisht që do të ndihmonin shumë për të bërë veprën tënde nesër”, nënvizon piktori Vangjo Vasili.

    Është personaliteti më i njohur në fushën e pikturës mistike e alegorike me mundësi te jashtëzakonshme krijimi. Veprat e tij gjenden në shumë koleksione private të botes por dhe në institucione te ndryshme shtetërore te këtyre vendeve, si dhe në : Suedi, Luksemburg, Uells, ShBA, Kanada, Argjentine, Belgjike, Spanje, Malte, Indi etj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    E paprecedent:Pedagogët e Fakultetit Ekonomik të UT shahen nga gratë

    May 16, 2024

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.