Një aksident i ndodhur në qytetin e Ersekës ka çuar në pranga dy drejtues mjetesh.
Pas përplasjes së mjeteve, drejtuesit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre është larguar nga vendngjarja, pa ju bindur urdhrit të shërbimeve policore.
Pas arrestimit të tyre u verifikua se drejtuesit ishin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale.
Për shkak të përplasjes së automjeteve, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. M. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet policore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


