Është arrestuar një 18 vjeçar pasi kreu veprën penale të vjedhjes në fshatin e tij të banimot në Trebinjë.
18 vjeçari vodhi kuletën dhe telefonin e një moshatari dhe pas kontrollit ju gjend dhe lëndë narkotike.
Po ashtu, 18 vjeçari kërkohej nga policia pasi kishte kryer dhe vjedhje të tjera.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 18 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, i ka vjedhur celularin dhe kuletën, një 84-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. L. iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Më tej, nga verifikimet rezultoi se 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 18.03.2024, pasi në fshatin Memëlisht, i ka vjedhur celularin një 49-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


