Si pasojë e një grindjeje në fshatin Proptisht po ndiqet penalisht një 57 vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një bashkëfshataren e vet.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 57 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 60-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


