Arrestohet një 39 vjeçar nga qyteti i Pogradecit pasi u përplas me një mjet tjetër duke shkatuar dëme materiale dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, duke mos ju bindur as urdhërit të policisë.
Policia ju vu pas dhe e arrestoi. Pas arrestimit u konstatua se 39 vjeçari ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
39-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin e tij, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


