Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Amerika i del kundër Metës; “Shqiptarët nuk e duan”

    Aktualitet April 18, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion.

    Gjatë intervistës, ai vlerëson punën e institucioneve të drejtësisë dhe nënvizon se është me rëndësi kyçe që të vijojë lufta kundër këtij fenomeni në nivelet e larta. Zoti Wisner shpreh shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Diplomati amerikan komenton po ashtu zhvillimet politike dhe ngritjen e komisionit për dezinformimin, si dhe flet për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrotjes dhe nxitjen e lidhjeve të biznesit

    Zëri i Amerikës: Zoti Wisner, ju po mbushni 8 muaj në Shqipëri, dhe gjatë kësaj periudhe keni drejtuar ambasadën amerikane këtu. CIlat kanë qenë çështjet kryesore me të cilat ju është dashur të merreni?

    David Wisner: Armand, shumë faleminderit për mundësinë që të jem këtu sot. Është nder të jem me ju dhe të flas me shikuesit tuaj. Në radhë të pare, edhe për nga rëndësia, roli i çdo ambasade amerikane është të ofrojë shërbime dhe mbrojtje për nënshtetasit amerikanë. Jam shumë krenar për punën që kemi bërë në atë drejtim tetë muajt e fundit.

    Për sa i përket punës që po bëjmë me Shqipërinë dhe shqiptarët, gjërat ndahen në tri kategori: mbështetja jonë për demokracinë e Shqipërisë, dëshira jonë për të ndërtuar lidhje më të mëdha në fushën e mbrojtjes, si dhe nxitja e lidhjeve të biznesit. Në lidhje me demokracinë, ka qenë privilegj të punojmë krah për krah me shqiptarët, për të ndërtuar institucione të rëndësishme, qofshin këto institucione të qeverisjes apo institucione të pavarura të drejtësisë, të punojmë me shoqërinë civile. Ky ka qenë një fokus i vërtetë i punës dhe është diçka që Sekretari Blinken e theksoi vërtet dy muaj më parë gjatë vizitës së tij këtu, për të cilën jemi shumë krenarë.

    Në fushën e mbrojtjes, Shqipëria, 15 vite si aleate në NATO, që punon krah për krah me amerikanët dhe aleatë të tjerë kudo në botë. Hapja e Bazës Ajrore të Kuçovës, dy muaj më parë, ishte një çast vërtet i veçantë që nënvizoi integrimin në rritje të Shqipërisë në bashkësinë euro-atlantike. Dhe vazhdojmë të punojmë, çdo ditë, përmes mekanizmave tona të mbrojtjes për të ndërtuar kapacitetet shqiptare për të kontribuar në NATO. Dhe, sigurisht, po punojmë bashkë me Shqipërinë teksa ajo synon të përmbushë angazhimet e saj të shpenzimeve për mbrojtjen si pjesë e premtimit në Samitin e Uellsit.

    Pastaj sigurisht, për lidhjet e biznesit. Ka disa zhvillime vërtet emocionuese këtu. Për shembull, kemi rritje tri herë në pesë vitet e fundit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara. Ka pasur një rritje 60% gjatë vitit të fundit në eksportet nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri.

    Ky është bashkëpunim real, i prekshëm që zhvillohet mes dy vendeve tona. Kemi disa projekte vërtet emocionuese në fushën e energjisë së rinovueshme, në fushën e hotelerisë për të cilat jemi të emocionuar dhe që po ashtu do të sillnin ndryshim të vërtetë në Shqipëri dhe për shqiptarët.

    Zëri i Amerikës: Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në Tiranë. 8 vjet pas nisjes së reformës së këtij sistemi, vlerësimet janë nga më të ndryshmet e ka mes tyre dhe ide se do të ishte e nevojshme që të bëhet një analizë e asaj cfarë është bërë dhe çfarë nuk ka ecur sic duhet. A do të ishte gjëja e duhur?

    David Wisner: Gjithmonë kemi thënë se reforma në drejtësi, ndërtimi i institucioneve të pavarura në këtë vend, nuk do të ishte asnjëherë e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur. Dhe mendoj që kjo vazhdon të jetë e vërtetë sot. Por mendoj edhe që shqiptarët duhet të ndihen me të drejtë krenarë për faktin që institucionet e pavarura të drejtësisë sot kanë ndërmarrë veprime kundër politikanëve të lartë të dyshuar për korrupsion, kanë ndërmarrë veprime kundër figurave të krimit të organizuar.

    Ky lloj përparimi nuk është pak dhe është me rëndësi kyçe që të vazhdojë angazhimi i të gjithë shoqërisë shqiptare për t’i luftuar ato sepse këtë duan vërtet shqiptarët. Dhe ne jemi shumë krenarë që qëndrojmë në krah të shqiptarëve teksa ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

    Zëri i Amerikës: Raporti i fundit i Freedom House ngre shqetësimin se “përpjekjet e shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre”.

    Si e vlerësoni një konstatim të tillë? Këto ditë kemi parë, për shembull, sulme të ashpra publike ndaj Z. Dumani nga ish-Presidenti Ilir Meta.

    David Wisner: Nëse kam parë një gjë në tetë muajt e kaluar, qoftë në veri të Shqipërisë, në jug të Shqipërisë, lindje, perëndim, ajo që vërtet i bashkon shqiptarët është se duan të shohin drejtësi. Duan të shohin nëpunës publikë që janë të përkushtuar ndaj asaj që duan shqiptarët dhe jo ndaj interesave private të veta. Kjo është boll e qartë për këdo, për shqiptarët e të gjitha krahëve, dhe mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që të gjithë zyrtarët publikë të Shqipërisë ta mbajnë mirë parasysh këtë.

    Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre

    Zëri i Amerikës: Zoti Wisner, korrupsioni mbetet një problem madhor në Shqipëri. Një deklaratë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, nxori në pah një fakt shqetësues sipas tij, që vitin e kaluar, institucionet publike kishin bërë vetëm 12 referime për raste korrupsioni. Një problematikë të tillë e ngre dhe Prokuroria e Përgjithshme. A nuk ngre kjo pikëpyetje serioze për angazhimin e institucioneve kundër korrupsionit?

    David Wisner: Kam menduar shumë se pse Z. Dumani e tha këtë, pse Prokurori i Përgjithshëm tha diçka të ngjashme.

    Është një sfidë e vërtetë. dhe mendoj se një shqetësim është që shumë njerëz nuk ndjejnë se mund të ngrihen dhe të ngrenë zërin për atë që duan kur shohin keqqeverisje apo korrupsion apo shkelje nga çdo krah, por mendoj se ajo që është vërtet e rëndësishme është që të vazhdojmë të këmbëngulim për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur, për t’i ndërtuar këto institucione, për t’u afruar me aspiratat e popullit shqiptar.

    Dhe ne jemi shumë të emocionuar të vazhdojmë në këtë rrugë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.