Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Java Studentore në Universitetin e Korçës

    Aktualitet May 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga data 14- 17 maj 2024 Universiteti “Fan S. Noli” do të organizojë Javën Studentore: “Learners Today, Inspires Tomorrow”.

    Veprimtaritë e kësaj jave filluan sot me Panairin “Inspire, Educate, Innovate” në të cilin morën pjesë institucionet e pushtetit vendor të Qarkut Korçë, si dhe biznese që operojnë në rajonin tonë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në fjalën përshëndetëse prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet falënderoi pjesëmarrësit në panair, duke vënë theksin në këtë organizim të ndërmarrë nga UNIKO, pjesë e të cilit do të jenë takime të hapura të studentëve me Alumnit e Universitetit, me drejtues biznesi, aktorë lokalë e individë të angazhuar në komunitetin lokal, leksioni i hapur “Të bashkuar në diversitet”; promovime e takime me studentë pjesëmarrës në programet Erasmus+, promovime të rasteve të suksesit të mobiliteteve; si dhe veprimtari shoqërore dhe sportive.

    Në ditën e çeljes së veprimtarive të Javës Studentore përshëndetën edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut, Korçë, dr. Erjon Nexhipi, prefekti i Korçës, z. Nertil Jole, si dhe përfaqësuesja e Bashkisë Korçë, znj. Aida Kristo, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij organizimi si për studentët, ashtu edhe për bashkëpunimin e suksesshëm e të vazhdueshëm me Universitetin “Fan S. Noli”.

    Gjatë panairit studentët u njohën me veprimtarinë që zhvillojnë kryesisht institucionet e pushtetit vendor, si dhe disa nga bizneset që operojnë në rajonin e Korçës, si dhe me mundësitë që ato ofrojnë për praktika profesionale e punësim.

    Më pas, në fakultete vijuan takimet me përfaqësues të Alumnit të Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët sot sjellin përvojat e tyre të suksesit si drejtues të institucioneve apo bizneseve të ndryshme.

    Java Studentore do të finalizohet me organizimin e Konferencës Studentore Shkencore Multidisiplinore me temë: “Perspektiva Inovatore për Edukimin dhe Teknologjinë”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Komisariati Maliq Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.