Një mbrëmje e veçantë ku patëm fatin të kishim si pjesëmarrës poetë, shkrimtarë, artistë nga e gjithë bota. Ata dhuruan emocione të bukura nëpërmjet Aureolës që vetëm poetët e zotërojnë.
Për ti prezantuar me historinë , traditën dhe atraksionet turistike i shoqëruam në një guidë.Nuk mund të mungonte edhe vizita në Shtëpinë Muze të Marigo Posio.
Njëkohësisht në emër të PEN Kosovës, PEN Shqipërisë dhe PEN International, në prani edhe të nënprefektit z. Henrik Rusi, i’u dha Titulli i lartë i mirënjohjes Kryetarit të Bashkisë Devoll, z. EDUARD DURO, për kontribute të çmuara në promovimin e kulturës, letërsisë, gjuhës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në rajon dhe botë.
Bashkia Devoll falenderon me shumë mirënjohje secilin prej tyre.
FALEMINDERIT
Prof. dr. Sali Bashota, poeti Laureat i Festivalit Ndërkombëtar të Autorëve, ” Netët Korçare të Poezisë 2024″ ; Entela Kasi, Presidente e PEN Albania ; Binak Kelmendi Kryetar i PEN Kosovës ; Ibrahim Berisha, nga Kosova, poet, studiues ; Prof. dr. Sadik Bejko, nga PEN Shqipëria ; Muhsine Arda, Mesut Senol ; Filiz Civaner nga PEN Turqia ; Gunei Ozkilinç, drejtor i Kulturës dhe Çështjeve Sociale në Bursa dhe Stamboll ; Rafaël Newman, poet, profesor universitar, kantautor, nga Zvicra ; Barbara Pogaçnik, nga PEN Sllovenia dhe e atashuar në Këshillin Europian pranë Komisionit Europian në Bruksel për letërsinë dhe artet ; Mariana Gorczyca, Sekretare e PEN Rumanisë, poete, lektore, këshilltare për kulturën pranë presidencës së Rumanisë ; Lucilla Trapazzo, nga Italia, poete, aktore ; Anna Lattanzi, gazetare e kulturës në Itali, drejtore e festivalit FjalaFest në Milano ; Billy Ramsell, poet nga Irlanda.
Një falënderim i veçantë për z. Nertil Jole, prefekt i qarkut Korçë për gjithë mbështetjen në këtë aktivitet mbresëlënës.


