Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Aktivisti Kola thirrje SPAK-ut nga protesta para Kryeministrisë

    August 26, 2026

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    FOTO/ Fjoralba Ponari në spital, zbardhet arsyeja e prezantimit të “Fermës” nga Sonila Meço! Përse “u zhduk” dhe Bes Kallaku

    Showbiz June 8, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Moderatorja Sonila Meço ka drejtuar mbrëmjen e djeshme gjysmëfinalen e emisionit “Ferma VIP”, duke surprizuar të gjithë ndjekësit e programit. Po ashtu, në mbrëmjen plotë emocione të së premtes mungonte “Kryeplaku” Bes Kallaku.

    Vetë moderatorja ka zbuluar sot se i është dashur të marrë drejtimin e një nate speciale të “Femrës VIP”, siç gjysmëfinalja për shkak se Fjoralba Ponari ndodhet në spital. Ndërkohë, Bes Ballaku raportohet se ka humbur avionin në kthim nga Stambolli.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Për shkak të një ndërlikimi të papritur shëndetësor të mikpritëses së talentuar e plot nur të Fermës, Fjoralba Ponari dhe humbjes së avionit në kthim nga Stambolli prej bashkëprezantuesit Bes Kallaku u desh mes opinionistëve të shpëtonim një program, që e deshëm, rritëm dhe shijuam me produksionin, duke fituar dashamirësinë e publikut”, shkruan ajo.

    Sonila Meço padyshim shkëlqeu në puntatën e djeshme, duke marrë parasysh edhe faktin se vendimi që ajo të prezantonte gjysmëfinalen u mor vetëm pak minuta para nisjes, bashkë me Enkel Demin dhe Armina Mevlanin.
    “Nuk kam patur kohë ta tres të plotë kënaqësinë e një spektakli gjigand, sepse jeta personale mu lidh nyje në stomak, ama sonte me Enkel Demin dhe Armina Mevlanin nuk deshëm assesi t’i lejonim dy ngjarjeve të befta të prezantuesve të shkëlqyer të formatit të rrezikonin gjysmë-finalen e Fermës, apo të zhgënjenin pritshmëritë e publikut, që na sublimon përpjekjen për të bërë televizion të mirë”, shkruan moderatorja.

    Shënimi i plotë i moderatores Sonila Meço:

    Një ditë do të ulem ngeshëm e të shkruaj për një nga periudhat më të sprovuara të jetës sime, atë që daton ekzaktësisht me nisjen e @fermavip.al dhe bashkëudhëton me të në një tandem të çmendur.

    Përgjatë gjithë ditëve të angazhimit me Fermën, përpos programit tim të dashur Task Force në Syri Tv kam kaluar shumicën e ditëve në orët më vendimtare të të shtrenjtëve të mi: humbja e babit, operimi i mamit, një rrokopujë ngjarjesh personale, zhvillime të befta e të forta profesionale dhe si për ta çuar gjer në skajin e epërm të provës në ngarkesë këtë periudhë sfiduese ndodhi edhe e papritura: brenda 5 minutave vendimi i pashmangshëm për të drejtuar gjysmëfinalen e një shoë të përmasave gjigande.

    Për shkak të një ndërlikimi të papritur shëndetësor të mikpritëses së talentuar e plot nur të Fermës, @fjoralba.ponari dhe humbjes së avionit në kthim nga Stambolli prej bashkëprezantuesit plot lezet @bes_kallaku u desh mes opinionistëve të shpëtonim një program, që e deshëm, rritëm dhe shijuam me produksionin, duke fituar dashamirësinë e publikut.

    Kemi hyrë në transmetim për pak minuta, duke kërkuar mirkuptimin e publikut dhe faleminderit, që nuk na e kursyet.

    Nuk kam patur kohë ta tres të plotë kënaqësinë e një spektakli gjigand, sepse jeta personale mu lidh nyje në stomak, ama sonte me Enkel Demin dhe Armina Mevlanin nuk deshëm assesi t’i lejonim dy ngjarjeve të befta të prezantuesve të shkëlqyer të formatit të rrezikonin gjysmë-finalen e Fermës, apo të zhgënjenin pritshmëritë e publikut, që na sublimon përpjekjen për të bërë televizion të mirë.

    Faleminderit për çdo fjalë të mençur, mbështetje, ndjeshmëri, kritikë e vëmendje ndaj Fermës dhe personales sonë! Të njohësh audiencën është detyra jonë primare, të dish vendin tënd në audiencë është sfida më e rëndësishme.

    Ndaj me përulje ju them: Faleminderit, që më dëgjoni, më mirkuptoni e më orientoni si të jem e dobishme në çfarë bëj, sidomos në periudhën më të vështirë në familje.“

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Aktivisti Kola thirrje SPAK-ut nga protesta para Kryeministrisë

    August 26, 2026

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026

    Naum Veqilharxhi dhe alfabeti origjinal i Vithkuqit

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.