Festivali Ndërkombëtar i Monodramës vjen këtë vit në 20-vjetorin e tij.
I konsoliduar tashmë si një festival i përvitshëm, ai bën bashkë trupa nga vende të ndryshme të botës që sjellin shfaqjet e tyre në Shqipëri.
Ky organizim ka për qëllimin ndarjen e eksperiencave mes artistëve por edhe promovimin e turizmit në qarkun juglindor. Ceremonia hapëse e festivalit do të mbahet në qytetin e Korçës.
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka nisur si një iniciativë e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur Dhimitër Orgocka, ndërsa vijon si një organizim i Qendrës Kulturore “Dhimitër Orgocka” me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe bashkive Korçë, Maliq e Pogradec.



