Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Diskutohen 236 mln dollarë, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum: Shpenzime të fryra, do të paguajë tatim-fitim

    Aktualitet June 28, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një gjyq në arbitrazhin ndërkombëtar mes kompanisë naftë-nxjerrëse në Patos-Marinzë, Bankers Petrolium dhe shtetit shqiptar është fituar nga ky i fundit. Arbitrazhi nuk e njohu të gjithë shumë e pretenduar prej 236 mln dollarësh si shpenzime nga kompania. Me vendimin e gjykatës Bankers do t’i duhet t’i paguajë shtetit tatim fitim.

    Shqipëria ka fituar gjyqin në Arbitrazhin Ndërkombëtar me kompaninë Bankers Petroleum. Kompania naftë-nxjerrëse në Patos-Marinzë kishte kërkuar në Arbitrazh që t’i njihen si shpenzime 236 milionë dollarë, por që u refuzua nga AKBN. Në arbitrazhin ndërkombëtar kishte shkuar kompania Bankers, e cila kërkoi që t’i mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove, gjë që tashmë është refuzuar nga gjykata.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Përmes një njoftimi është vetë Ministria e Energjetikës e cila bën me dije se arbitrazhi është shprehur se kostot e pretenduara nga Bankers janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Pra shteti nuk ka për detyrim t’i paguaj këtë vlerë.

    Pas këtij vendimi në favor të Shqipërisë, tanimë kompania duhet të paguajë tatim mbi fitimin për aktivitetin e saj. Në rastin e kontratave të hidrokarbureve siç është me Bankers, Tatimi mbi Fitimin nuk është 15% por 50%. Pra mbi shumën 236 mln dollarë do të bëhet një verifikim se sa janë kosto reale dhe më pas do të nxirret detyrimi i kompanisë ndaj shtetit shqiptar.

    Mosmarrëveshjet me këtë kompani kanë nisur në vitin 2011-2012 kur AKBN, nga një audit i kryer konstatoi se kompania kishte fryrë shpenzimet e deklaruara për investimet që po bënte me qëllim që të dilte pa fitim dhe të shmangte tatimin. AKBN në auditet e saj kishte konstatuar se Bankers Petrolium ka raportuar vetëm humbje në bilancet e saj, vetëm për të mos paguar tatim fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

    Ende nuk ka një informacion të saktë se sa është vlera totale e tatimit dhe e pagesave që kompania private duhet ti bëjë shtetit.

    “Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Më tej në reagimin e ministrisë thuhet se Gjykata konkludoi se nuk mund të pretendoheshin as kostot e kundërshtuara që ishin bërë, të tilla si investimet në marrëdhëniet me komunitetin që kane qenë të ekzagjeruara ose pagesat për qiratë e tokës. Marrëveshja me kompaninë Bankers është lidhur në vitin 2004, me jetëgjatësi 25 vjeçare.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.