Neli Naçon lehtësisht mund ta identifikosh si njeriun qytetar, model të Pogradecit. Intelektualin e heshtur, të cilin e dallon nga hapat e shpejtë, teksa çdo ditë “vrapon” drejt një libri, një miku, një biblioteke, një auditori me nxënës
Profesorin e njohin të gjithë në qytet, të vegjël e të mëdhenj, madje e duan, sepse di të tejcojë pozitivitet.
Një pinjoll i familjes të vjetër autoktone pogradecare Naço, asnjëherë nuk u përlye me politikë, madje diti t’i kundërshtojë për projekte të cilat nuk ishin në të mirë të qytetit.
Profesori nuk diti të bëhet i pasur, sepse u fokusua në pasuria e mendjes dhe e shpirtit…


