Ilir Meta në një intervistë me mediat është shprehur se SPAK është një organizatë kriminale që udhëhoqet nga Edi Rama dhe Altin Dumani.
Ai thotë se do të hetojë SPAK-un dhe Altin Dumanin, si dhe inceneratorët të cilët i konsideron si krime intelekruale.
Ja çfarë ka deklaruar ai para mediave;
“Spaku është në hetim nga unë dhe do të jetë në hetim nga gjithë shqiptarët, përfshirë dhe Altin Dumanin.
Së dyti, SPAK-u është një organizatë kriminale, të paktën që në drejtimin e Altin Dumanit, i cili është bërë mbrojtësi më i flaktë i gjithë krimeve dhe korrupsioneve skizofrenike të Edi Ramës. Duke e quajtur si një krim intelektual grabitjen pa maska të qindra miliona eurove të inceneratorëve të Tiranës.
Lidhur me çështjen e djeshme, unë isha i detyruar të njihja kryesinë e Partisë së Lirisë, me një situatëshumë të çuditshme që kishte ndodhur në një bankë të nivelit të dytë, emrin e së cilës nuk e përmenda, dhe që ka të bëjë me elementë të caktuar brenda Partisë së Lirisë, se unë nuk e di se ku jam.
Ata janë marrë nën kontroll dhe në bashkëpunim nga Altin Dumani për shkak të veprimeve të parregullta dhe të paligjshme në të kaluarën dhe po përdoren për të bllokuar aktivitetin e Partisë së Lirisë. Nuk a se si një shefe zyre, çfarë mund të ishte ajo zonja, t’i drejtohet personit zyrtar e autrizuar në atë mënyrë dhe t’i kërkojë presodentit të paraqitet vet, por pasi të shkojë në gjykatë. Meqë është ndryshues statuti, dhe të marrë vërtetim atje se është presidenti i Partisë së Lirisë. Më pas të shkojë te noteri, e ku di unë, te Altin Dumani.
SPAK nuk ka çfarë bllokon, SPAK është një organizatë terroriste, gjobëvënëse. Të gjithë e kanë dëgjuar Dumanin ku thotë se gjykata vendos se çfarë i themi ne prokuroria. Dhe prokuroria bën çfarë o thotë policia dhe mbi policinë është Edi Rama, që kanë krijuar këtë regjim policesk, ku nuk ka ndarje pushtetesh dhe institucioni më i parëndësishëm, ai që duhet të ishte garant i ligjit, i të drejtave të qytetarëve që është gjykata.
Nuk ka çfarë na bllokon SPAK-u, ua thashë dhe njëherë tjetër, një punonjëse banke ku nuk mund të sillet në atë mënyrë nëse nuk është pjesë me struktura të paligjshme shtetërore siç janë SPAK-u , policia, shërbimi informativ apo persona të caktuar të Partisë së Lirisë ose ish-Partisë së Lirisë, të cilët kanë marrë për detyrë për të krijuar probleme që si kalojnë dot.”


