Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Mëso mos të futesh më në shtëpitë e të tjerëve dhe të hash…” – Prapaskenat e dorëzimit të policit Erjon Goxhara! Plagosi Lorenc Kostën për tradhti! Çfarë tregoi djali i efektivit

    Aktualitet August 22, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas më shumë se 48 orësh në arrati, efektivi i policisë, Erjon Goxhara, i cili plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici.

    Efektivi, tashmë i shkarkuar nga detyra, kishte edhe armën e shërbimit me të cilën kreu veprën penale. 46- vjeçari qëlloi në pjesën e poshtme të trupit inxhinierin e ERE, pasi ky i fundit kishte lidhje me gruan e efektivit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën ‘Tish Daija’, sot rreth orës 17:00 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, – njofton polica.

    Djali i policit i tregoi policisë se e kishte takuar të atin dhe se në bisedën që kishte pasur me të ai, ka qenë shumë i tronditur. Po ashtu kanë qenë të shumtë miqtë dhe kolegët që e kanë telefonuar që ai të dorëzohej, ndonëse djalit iu kishte betuar se nuk do ta bënte një akt të tillë. Efektivi tani do të jetë nën tri akuza të rënda.

    Hetimet për ngjarjen

    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës. Para se të plagoste Lorenc Kostën, efektivi kishte zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. në një qendër tregtare. Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte dhe ka plagosur Lorenc Kostën, i cili po ashtu jetonte në atë zonë. Pasi e la të mbuluar me gjak, e filmoi atë çfarë bëri dhe videon ia dërgon të plagosurit në telefon: “Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve dhe të hash djersën e tyre”.

    I plagosuri, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Në deklarimet e dhëna para oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali efektivit ka konfirmuar konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtëmartesore me Kostën. Ndaj Erjon Goxharës rëndon akuza e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë. Ai pritet të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës, ku edhe do të njihet me masën e sigurimit personal.

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.