Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Histori e vërtetë: “Të bëj thonjtë dhe erdha në shkollë”

    Aktualitet September 9, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot pata një bisedë që më ngeli gjatë në mendje. Një vajzë e vogël, në klasën e pestë, që jeton pranë shtëpisë sime, po dilte për një shëtitje në rrugë. Si çdo fëmijë në prag të vitit të ri shkollor, mendova t’i bëj një pyetje të zakonshme: “A je bërë gati për shkollë?”

    Kjo pyetje më riktheu pas në kohë, në ditët kur unë përgatitesha për shkollë. Kujtoj me nostalgji momentet kur blinim rroba të reja, gëzoheshim për t’i treguar shoqeve se çfarë kishim marrë, blinim mbulesa të bukura për librat, dhe numëronim stilolapsat, lapsat e reja. Ishte një emocion i madh. Gjithçka rrotullohej rreth shkollës, mësimeve dhe përgatitjes për atë vit të ri akademik.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mirëpo, përgjigja e saj më la pa fjalë. “Po, po. Gati jam. Ja, thonjtë do bëj sot dhe jam super OK. Veshjet i kam zgjedhur, bleva një Gucci dje. 200 euro. Njësoj si një shoqe tjetër.”

    Në atë moment, mbeta e shokuar. Asnjë fjalë për librat, as për mësuesen, as për emocionin e ditës së parë të shkollës. Mu kujtuan ditët kur ne kursenim para për të blerë lule për mësuesen, kur bëheshim gati me përkushtim për të dhënë një fillim të bukur vitit të ri shkollor.

    Ndërsa sot, duket se përgatitjet kanë marrë një tjetër drejtim. Fokusimi është zhvendosur nga librat dhe edukimi, te dukja e jashtme, markat e shtrenjta dhe konkurrenca mes shoqeve për të pasur veshjet më të reja e më luksoze.

    Çfarë po ndodh me fëmijët e sotëm? A jemi në një shoqëri që i shtyn ata të përqendrohen më shumë te pamja sesa te vlerat e edukimit? A është ky ndikimi i rrjeteve sociale dhe konsumizmit që i bën të fokusohen më shumë te moda dhe dukja, sesa te dituria dhe përparimi?

    Një pyetje që duhet t’i bëjmë vetes si prindër dhe edukatorë është se cilat janë vlerat që po u transmetojmë fëmijëve tanë? A duhet të jetë më e rëndësishme se çfarë thonë shoqet për veshjet e tyre, apo emocionet që sjell një vit i ri shkollor dhe pasioni për të mësuar diçka të re?

    Kjo histori, ndoshta e thjeshtë për disa, është një reflektim për ne të gjithë mbi ndryshimet që po ndodhin në shoqëri dhe si mund të ndikojmë që të rikthejmë vëmendjen te vlerat themelore të edukimit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    ALBANI/Harta e rrallë e Shqipërisë në botimin e 1493, Serbia, Bullgaria etj nuk ekzistonin

    November 1, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.