Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gjergji Papa shpallet “Emblema e Universitetit të Korçës”

    Aktualitet October 2, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua një veprimtari për vlerësimin e prof. as. dr. Gjergji Papa, përgjegjës i departamentit të Agroushqimit me certifikatë mirënjohjeje të shoqëruar me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 65- vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension.

    Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, vlerësoi profesor Gjergji Papën për kontributin e tij si drejtues Departamenti, dhe për frymën e bashkëpunimit si koleg e pedagog.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai çmoi vlerat dhe meritat e tij të veçanta si njeri, si specialist bujqësie dhe si mësimdhënës: “Tek Gjergji janë gërshetuar më së miri shumë cilësi e virtyte, që e ngrejnë atë në lartësinë e një njeriu punëtor, të mirë e korrekt, kërkues i komunikueshëm, serioz dhe me kompetencë profesionale. Në këtë “maratonë” të karrierës së tij 42-vjeçare prof. Gjergji Papa ia doli me sukses të japë kontributin e tij modest dhe të ngrihet në lartësinë e një specialisti profesionist dhe të një lektori shumë të mirë”.

    Më pas, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i dorëzoi atij certifikatën e mirënjohjes me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog dhe përgjegjës i departamentit të Agroushqimit në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli”. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe daljes në pension”.

    Vlerësime për profesor Gjergjin, si koleg e mik i vyer, përcollën edhe prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. as. dr. Nikollaq Roshanji etj.

    Prof. as. dr. Gjergji Papa falënderoi Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë për këtë vlerësim, njëkohësisht dhe të gjithë kolegët e miqtë me të cilët ka bashkëpunuar për vite me radhë dhe që e nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë të veçantë për të.

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore Universiteti_i_Korçës
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Comments are closed.

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Aksident pranë bibliotekës në Korçë, arrestohet shoferi

    September 12, 2026

    Turistët e huaj në Korçë: Mbi 800 mijë vizitorë këtë sezon

    September 12, 2026

    Dr. Redina Agolli, përkushtimi i neurologes në Pogradec

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026
    Më të klikuarat

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.