Ish Kryetari i PD në Pogradec Renato Preza në një reagim të tij në rrjetet sociale ka denocuar faktin se policia rrugore e ka gjobitur mjetin e tij që ishte i parkuar në oborrin privat të pallatit. Preza në denocimin e tij bën çudi me këtë gjobë duke shkuar më tej e duke thënë se dikush po tenton të plotësojë numrin e gjobave të planifikuara. Ja denocimi;
Në vëmendje të të gjitha mediave!
Polica e qarkullimit në Pogradec vendos gjobë poshtë pallatit, në territor të pallatit, pronë e pallatit, në shesh oborr i hapur vetëm për pallatin, në makinat që janë banorë të pallatit! As tabelë nuk e ndalon dhe as tabelë nuk e lejon, – kjo sepse është territor privat i pallatit.
Ky është një korrupsion i madh qeveritar, që zbatohet me urdhër nga shefat që planifikojnë të realizojnë planet mujore, dhe justifikohet nga telefonatat anonime në call center! Një çmenduri se sa poshtë ka vajtur ky shtet me këta polica!
E kam diskutuar jo njëherë me ta, edhe Polici S. Bazelli, që shkruan në gjobë jo Prezent, dua ti them që ke vënë gjobë qëllimisht në territor privat, dhe une jam prezent, vetëm 0.5 m larg murit të shtëpisë ku banoj, dhe makina është në strehë të ballkonit ku unë jetoj! Një çmenduri!
Shumë shpejt do të ketë edhe denoncim për këtë veprim!


