Një sherr mes dy grave ka përfunduar me procedim penal për shtetasen E. P., 42 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kanosur me një mjet prerës një 40-vjeçare për motive të dobëta. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë;
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. P., 42 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka kanosur me një mjet prerës një 40 vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme


