Me rastin e 108-vjetorit të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog dhe koleksionistin Mirgen Shamblli kanë prezantuar ekspozitën “Një faqe historie”. Për herë të parë janë ekspozuar dokumenta, foto e objekte që i përkasin kësaj periudhe.
Këshilli i Qarkut ka organizuar gjatë këtyre ditëve një sërë aktivitetesh në kuadër të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës.
Janë në total 180 dokumenta, foto e objekte të ekspozuara që i përkasin kësaj periudhe.
Ekspozita u ndoq me interes nga shumë qytetarë e nxënës të shkollave, ndërsa nuk kanë munguar edhe autoritete vendore.


