Një 19-vjeçar nga Tirana, J. A., është kapur nga policia gjatë festave në Korçë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Njoftimi i Policisë:
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtuar ndaj tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.”
Materialet për këtë rast janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për hetime të mëtejshme.


