Korçë – Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit zyrtar të DVP Korçë, specialistët e Hetimit të Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin;
F. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


