Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Liqenoret nuk falin në shtëpi, universitaret “zhyten” në Pogradec

    Aktualitet February 17, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Superliga e volejbollit për femra ka mbyllur të shtunën javën e dhjetë me takimin mes Pogradecit dhe Barletit. Një përballje pa shumë histori, e dominuar nga skuadra liqenore, e cila fitoi me rezultatin e pastër 3-0.

    Me disa afrime në merkaton e dimrit, Pogradeci e ka rritur ndjeshëm nivelin e ekipit, ndërsa ndaj Barletit për të ishte gjithçka e thjeshtë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Skuadra liqenore, e drejtuar nga trajner Besnik Lisha, e filloi lojën vrullshëm, duke u shkëputur menjëherë në pikë, për ta ftuar setin e parë thellë, teksa volejbollistja nga Maqedonia e Veriut, Ana Fasuleva, fiksoi shifrat finale 25-12. Barleti provon të reagojë në setin e dytë dhe e fillon mirë, por gradualisht loja e kryeqytetaseve zbehet, ndërsa vendëset fitojnë 25-17.

    Me të njëjtën rezultat përfundon edhe seti i tretë, i kontrolluar pa probleme nga Pogradeci, që i mbyll kështu llogaritë e takimin në harkun kohor të 74 minutave. Bruna Aoki me 15 pikë, Ana Fasuleve me 13 si dhe Edona Kalludra me 10 spikatën ofensivën pogradecare.

    Me këtë fitore liqenoret ngjiten nga vendi i parafundit në vendin e katërt të renditjes. Ndërkohë, duke kaluar në kampion universitar, asnjë lojtare e Barletit nuk preku dopioshifër pikësh, ku shënuesja më e mirë ishte Keisi Shira me 9 pikë. Kjo ishte humbja e shtatë radhazi për vajzat që drejtohen nga Altin Gorenca, të cilat janë abonuar me fundin e tabelës dhe duket se “notojnë” të sigurta drejt rënies nga kategoria.

    Kujtojmë që në ndeshjet e tjera të kësaj jave, të enjten Skënderbeu kryesues fitoi 1- 3 në Shkodër kundër Vllaznisë, ndërsa të shtunën Tirana mundi 0-3 Teutën në Durrës dhe Partizani mposhti gjithashtu me rezultat të pastër Dinamon në derbi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf Pogradec pogradec Sport Volley Volley Pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.