Moti i keq i orëve të fundit që ka pushtuar gjithë Shqipërinë, ka sjellë reshje bore edhe në Bashkinë Korçë.
Për shkak të erërave të forta dhe dëborës së rënë në zonën e Mashkullorës, Njësia Administrative Vithkuq, ndërhyu me fadroma për sistemimin dhe hapjen e aksit rrugor Shtyllë- Panarit, një prej zonave me problematikë më të madhe gjatë reshjeve të borës.
Aktualisht situata paraqitet e normalizuar dhe nuk ka asnjë problematikë.


