Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë në Bashkinë e Korçës Sanjel Skënderas është largimi i radhës nga partia opozitare në juglindje të vendit.

Pas largimit nën heshtje të profesore Suela Dinellari, e cila është njëkohësisht edhe këshilltare në Bashkinë e Korçës një largim i rëndësishëm është ai i Skënderasit, i cili ka luajtur një rol kyç në rininë e kësaj partie.
Bashkë me Sanjel Skënderasin janë larguar edhe një pjesë e rëndësishme e struktures së juglindjes duke e çuar drejt shkrirjes këtë parti në juglindje.
Skënderas aktualisht është anëtarësuar në Partinë Socialiste dhe po punon në lagjen nr 17.


