Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bujqësia shqiptare përballë sfidave të së ardhmes

    Aktualitet April 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sektori i bujqësisë në Shqipëri, i cili kontribuon me 21% në PBB, po përballet me pasiguri të konsiderueshme si pasojë e ndryshimeve klimatike. Të dhënat tregojnë se vitet e fundit, temperaturat po rriten me 2.5°C dhe reshjet po ulen me 16% krahasuar me mesataren historike 1961-1990. Ekspertët paralajmërojnë se pa investime në teknologjitë e ujitjes, prodhimi bujqësor dhe produktiviteti i tokës do të vazhdojnë të kenë ulje nën ndikimin e motit ekstrem.

    Bujqësia në Shqipëri renditet si sektori më i rëndësishëm ekonomik, duke punësuar 58% të fuqisë punëtore dhe duke kontribuuar me 21% në PBB-në e vendit. Rajoni i Mesdheut, përfshirë Ballkanin, është një nga zonat më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike në Evropë, duke shfaqur ngrohje mbi mesataren globale dhe duke pasur popullsi tejet të cenueshme.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sektori bujqësor në Shqipëri mbulon rreth 35-40% të sipërfaqes së tokës, duke përfshirë tokat bujqësore dhe kullotat. Sipas të dhënave të FAO-s (2018), Shqipëria ka fermat më të vogla në Ballkanin Perëndimor, me një mesatare nën 1.2 hektarë për fermë, krahasuar me Serbinë me 6 ha/fermë (2019), Malin e Zi me 5.9 ha/fermë (2016), Kosovën me 3.2 ha/fermë dhe Maqedoninë e Veriut me 1.8 ha/fermë (2016).

    Sipas Bankës Botërore (2022), sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit në Shqipëri kontribuojnë me rreth 19% në PBB, një shifër kjo dukshëm më e lartë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku ky kontribut mbetet nën 10%.

    Bujqësia në Shqipëri ka kapacitet për të plotësuar vetëm një të tretën e kërkesës totale për ushqim, duke reflektuar sfida të mëdha në drejtim të sigurisë ushqimore. Produktiviteti bujqësor ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë viteve të fundit, me një rritje margjinale prej vetëm 0.11%, e regjistruar kjo në vitin 2021.

    Gjithashtu, sipërfaqja e tokës së pakultivuar ka arritur deri në 25% të sipërfaqes bujqësore, çka krijon kërkesa të reja për ujitje dhe nevojën për rivlerësimin e normave të ujitjes për njësi sipërfaqeje, në përputhje me ndryshimet e modeleve të temperaturës dhe reshjeve. Ky ndryshim struktural kontribuon gjithashtu në shterimin e rezervave ujore, duke theksuar sfidat për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

    Ndryshimet klimatike po i alterojnë shumë ekosistemet bujqësore për shkak të ndikimit në faktorë thelbësorë për nga ndikimi, të tillë si temperatura, reshjet dhe rrezatimi diellor. Këto ndryshime, së bashku me rritjen e shkarmimeve të karbonit, po prekin drejtpërdrejt dhe sektorët e lidhur ngushtë me bujqësinë, si p.sh., blegtoria, menaxhimi i ujërave, industria e lehtë ushqimore, etj.

    Sipas Raportit të Strategjisë për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri 2020-2030, vendi ynë renditet ndër më të cenuarit nga ndryshimet klimatike në rajon. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka përjetuar ndryshime të theksuara klimatike, duke përfshirë rritje të temperaturave, ulje të reshjeve dhe ngjarje ekstreme si përmbytje dhe thatësira. Parashikimet tregojnë se reshjet gjatë verës pritet të ulen me rreth 10% deri në vitin 2020, e teksa në vitin 2050 pritet që reduktimi në raport me periudhën krahasimore të ketë arritur në 20%.

    Të dhënat nga Berkeley Earth tregojnë se temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës është rritur me 1.3°C krahasuar me periudhën para-industriale, me ngrohje të dukshme si në sipërfaqet tokësore ashtu edhe në oqeane.


    Fig. 1 Projektimet e ngrohjes në nivel vendi për Shqipërinë (www.BerkeleyEarth.org).

    Rezultatet tregojnë një rënie të reshjeve mesatare vjetore me 240 mm në vit. Në vitin 2021, temperaturat mesatare maksimale vjetore shënuan një rritje prej +2.5°C krahasuar me mesataren shumëvjeçare të periudhës 1961–1990, ndërsa temperaturat mesatare minimale vjetore u rritën me +1°C gjatë së njëjtës periudhë. Për vitin 2022, trendi i rritjes së temperaturave vazhdoi, me një rritje prej +2.6°C të temperaturave mesatare maksimale vjetore dhe një rritje prej +1.1°C të temperaturave mesatare minimale vjetore, krahasuar me mesataren e periudhës 1961–1990. Rënia e sasisë së reshjeve është veçanërisht e theksuar në veriun e Shqipërisë, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të ndryshimeve klimatike në këtë rajon.

    Por, nuk mbetet pas pjesa tjetër e vendit. Mbi 50% e territorit shqiptar shtrihet në rajone malore dhe kodrinore, të cilat kanë mundësi të kufizuara për ujitje, duke i bërë këto zona veçanërisht të ndjeshme ndaj stresit ujor.

    Aktualisht, normat e ujitjes për njësi sipërfaqeje bazohen në një strukturë të vjetëruar, e cila fokusohet kryesisht në kultura tradicionale si drithërat, përfshirë grurin. Megjithatë, struktura e përgjithshme bujqësore ka pësuar ndryshime të mëdha, me një zhvendosje prej 40-60% drejt kulturave të tjera si perimet dhe pemët frutore. Për këtë arsye, është e domosdoshme të zhvillohet një metodologji moderne për llogaritjen e normave të ujitjes dhe nevojave të përgjithshme për ujë, duke u bazuar në proceset e evapo-transpiracionit, karakteristikat morfologjike të tokës, specifikat territoriale dhe prodhimin e planifikuar.

    Infrastruktura e ujitjes përballet me sfida të konsiderueshme, sidomos në sigurimin efikas të ujit nga burimet natyrore deri te fushat bujqësore. Problematikat përfshijnë degradimin e tubacioneve, humbjet e ujit gjatë transportit dhe shkarkimin jo-efikas të ujit nga rezervuarët. Për të përmirësuar situatën, është thelbësore të rriten investimet në mirëmbajtjen dhe modernizimin e sistemeve të ujitjes, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet institucionale për menaxhimin e ujitjes në të gjitha nivelet, nga qeveria qendrore deri tek autoritetet lokale.

    Për më tepër, burimet e ujit kanë përjetuar ndryshime të mëdha që nga viti 1990. Rezervuarët kanë pësuar një ulje të kapacitetit të mbledhjes së ujit për shkak të akumulimit të sedimenteve, ndërsa nivelet e ujit në lumenj, të cilët sigurojnë rreth 50% të ujit për vaditje në bujqësi, pritet të bien me 8-16%.

    “Në këtë kontekst, zbatimi i praktikave inovative të ujitjes mund të shërbejë si një alternativë drejt përmirësimit të efikasitetit në përdorimin e ujit, duke siguruar avantazhe të dukshme ekonomike dhe duke reduktuar ndikimet mjedisore negative. Këto praktika mund të ndihmojnë në përshtatjen e bujqësisë me kushtet e reja klimatike, duke rritur qëndrueshmërinë dhe produktivitetin në perspektivë,”- shprehet Dr. (K). Ing. Anira GJONI, eksperte mjedisi në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

    Burimi:

    Dr. (K). Ing. Anira GJONI, eksperte mjedisi në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

    https://www.e3s-conferences.org/articles/e3sconf/pdf/2024/115/e3sconf_iced2024_02008.pdf

    Klima Sot

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bujqësia djathtas ngrohje globale Shqipëri Temperaturat
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.