Skënderbeu dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim sfidën e vlefshme për javën e 34-të të Superiores.
Dueli i zhvilluar në Korçë u mbyll me shifrat 1-1.
Një pjesë e parë ku vendasit dominuan totalisht, dhe shpëtimtari ishte portieri i bardhebluve Gentian Selmani i cili bëri disa pritje vendimtare. Ai u mposht vetëm në minutën e 36-t nga egjiptiani Nasr i cili përfitoi nga gabim i Edison Kolës. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën gjithçka ishte shumë e vakët me raste pothuajse të pakta. E vetmja gjë që spikati ishte goli i Akileu Ndreca që shënoi në të 53-ën nga goditja e dënimit.
SKËNDERBEU 1-1 TIRANA
36′ Nasr/ 53′ Ndreca
NGJARJET KRYESORE
90’+4′ Sfida mbyllet në barazim!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
90′ Rrëmujë në zonën e Tiranës, por Skënderbeu nuk përfiton.
85′ Bismark tenton roveshatën, por topi shkon jashtë.
80′ Shaqe dhe Nikaj dalin nga loja, ka minuta për Zenullarin dhe Balaj.
76′ Largohet Lukinjas, aktivizohet Juri Merlim.
65′ Prengaj lë fushën me barelë, futet në lojë Bajrovic.
62′ Smaçi merr karton të verdhë nga Jorgji.
53′ GOOOL TIRANA 1-1/ Gjuan nga goditja e dënimit, Akileu Ndreca rikthen baraspeshën me një supergol.
50′ Shkakton faull kundër Zharmuni, Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë nga Jorgji.
46′ Futen Prengaj dhe Haxhiu, mbeten në dhomat e zhveshjes Rafael dhe Mici. Nis pjesa e dytë.
45’+2′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Skënderbeut!
45’+1′ Nikaj merr karton të verdhë për shkak të protestave.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Skënderbeu ka mundësinë për të gjetur golin e dytë, por nuk arrin të finalizojë si duhet.
38′ Faull ndaj Smaçit, Estrela ndëshkohet me karton të verdhë.
36′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Gafë e Kolës, Nasr nuk fal më dhe Gentian Selmani mposhtet pas shumë pritjesh.
33′ Estrela gjuan me të djathtën potente, por Selmani nuk toleron dhe arrin të presë një tjetër goditje.
29′ Nasr avancon me topin drejt zonës dhe tenton të pasojë, por Kola ndërhyn në momentin e duhur dhe e largon sferën.
24′ Aksion fantastik nga Skënderbeu, Nikaj gjuan drejt portës, por Selmani bën sërish heroin për Tiranën duke pritur një gol të sigurt.
18′ Lukinja tenton të pasojë topin, por përfundon jashtë dhe Nikaj nuk mund ta arrijë.
18′ Rafael nxjerr një top të gjatë drejt zonës, por Dumfur largon rrezikun.
13′ Sabo tenton të krosojë në zonë, Selmani del dhe arrin ta kapë topin.
8′ Nasr lëshon predhën drejt portës, por Selmani bën një pritje fantastike.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Alia; Ramos, Prençi, Shaqe, Dumfur, Sabo, Estrela, Lukinja, Nikaj, Nasr, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
TIRANA: Selmani; Mici, Dembele, Kola, Vera, Përgjoni, Smaçi, Soler, Rafael, Ndreca, Zharmuni
Trajner: Bledi Shkëmbi
ARBITRAT
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent arbitër i 1-rë: Denis Rexha
Asistent arbitër i 2-të: Ridiger Çokaj
Arbitri i katërt: Erjon Bylykbashi
VAR: Olsid Ferataj
AVAR: Silvio Dyrmishi


