Një energji e re dhe frymëzuese po ndjehet në qytetin e Korçës, ku teknologjia dhe inovacioni po marrin jetë përmes ideve të gjalla të të rinjve. Skuadrat e ICT Clubs nga shkollat 9-vjeçare “Stavri Themeli” dhe “Sevasti Qiriazi” po vijojnë me përkushtim punën në projektet e tyre inovative në hapësirat e Korca Innovation Hub.
Këta të rinj, të mbështetur nga mësuesit dhe komuniteti lokal, janë shembull i frymës kreative që po kultivohet në arsim dhe teknologji. Projektet e tyre prekin fusha të ndryshme të teknologjisë dhe synojnë të ofrojnë zgjidhje praktike për komunitetin.
Bashkia Korçë është shprehur krenare për angazhimin dhe pasionin që po tregojnë këto skuadra të vogla, por plot ide të mëdha, duke theksuar se mbështetja për të rinjtë dhe inovacionin do të mbetet një prioritet.


