Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    Aktualitet December 14, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Liceu Francez i Korçës, një nga institucionet më simbolike të arsimit shqiptar, po hyn në një epokë të re 108 vite pas themelimit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përmes një postimi ku thekson vlerën historike dhe vizionin bashkëkohor të këtij institucioni arsimor.

    Sipas Peleshit, Liceu Francez ka qenë ndër vite jo vetëm një shkollë ku mësoheshin lëndë akademike, por një vatër ku u formuan mendje të lira, karaktere të forta dhe një frymë europiane që ka ndikuar ndjeshëm në jetën kulturore, akademike dhe shoqërore të vendit. Brenda mureve të tij u kultivua gjuha frënge krahas shqipes dhe u ndërtua vizioni për një Shqipëri më të emancipuar dhe qytetare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sot, kjo trashëgimi historike po rilind me hapjen e Liceut Franko-Shqiptar të Shkencave dhe Inovacionit, një shkollë publike ekselence që do të ofrojë njëkohësisht diplomë franceze dhe maturë shtetërore shqiptare. Institucioni do të funksionojë me pedagogë shqiptarë dhe francezë, laboratorë modernë, bibliotekë, platforma digjitale, si dhe infrastrukturë mbështetëse si konvikt dhe mensë.

    Ka nisur tashmë përgatitja e brezit të parë të nxënësve, ndërsa ky investim cilësohet si strategjik për të rinjtë e Korçës dhe mbarë vendit, duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me hapësirën frankofone dhe atë europiane.

    “Korça ka qenë gjithmonë një hap përpara dhe Liceu i saj po e dëshmon sërish”, shprehet Peleshi, duke e cilësuar këtë projekt si një urë të re drejt Europës dhe së ardhmes për brezat e rinj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Konsumoi helm minsh në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026

    Kanabis në Kolonjë: Pranga çiftit pas hetimit disa javor

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.