Grupi i monitorimit i ngritur për sigurinë në institucionet arsimore, ka vijuar takimet në institucionë të ndryshme. Ndalesa e radhës ka qenë tek shkolla e fshatit Dërsnik në Korçë. Ky grup përbëhet nga përfaqësues të institucionit të Prefektit, bashkive të Qarkut, policisë bashkiake, drejtorisë vendore të policisë, inspektoriatit kombëtar të mbrojtjes së territorit dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në kuadër të përcaktimeve të Paketës së Sigurisë në Shkolla, në mbështetje të neneve 23, 26 dhe 29 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, Strategjisë Ndërsektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021-2026 dhe agjendës të decentralizimit, me qëllim garantimin e një niveli tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore nga ana e Institucionit të Prefektit Qarku Korçë, për periudhën Shtator 2023 – Prill 2025, janë kryer në total 59 inspektime në shkollat e qarkut. Burime në Prefekturë bëjnë me dije se gjatë monitorimeve të kryera në shkollat e qarkut është vënë re mungesa e sinjalistikave rrugore horizontale dhe vertikale kryesisht në shkollat rurale, mungesa e kamerave të sigurisë si dhe mungesa apo kalimi jashtë afatit të përdorimit të fikseve të zjarrit. Qarku Korçë ka në total 155 institucione arsimore.


