Është mbyllur pa gola dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut i vlefshëm për javën e parafundit të Kategorisë Superiore.
Një përballje tepër e luftuar, ku nuk munguan rastet e shumta për shënim. Meritë absolute për këtë pikë të marrë për korçarët, ka portieri Marko Alia, që bëri heroin në shumë raste, ndërkohë që vlen të përmenden edhe 2 raste të arta të shpërdoruara nga sulmuesi egjiptian i korçarëve, Nasr.
Për sa i përket çështjes së mbijetesës, ajo do të vendoset në javën e fundit, ku korçarët do të presin Bylisin.
FT: EGNATIA-SKËNDERBEU 0-0
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
87′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Lukinja, në lojë Janaqi.
84′ Egnatia është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit.
79′ Sa shumë shanse të shpërdoruara nga Egnatia, kësaj here ishte Zejnullai, që i shkoi shumë pranë realizimin, por shënjestra e mesfushorit nuk ishte e duhura.
78′ Bakajoko ndëshkohet me karton të verdhë për faull në sulm.
77′ Ditë jo edhe për egjiptianin Nasr, që kishte shansin e artë me kokë, por gjuajtja e ti le për të dëshiruar.
74′ Çfarë shansi për Egnatian me Melon, por vendimtare ndërhyrja e portierit Alia.
72′ Tetova freskon sulmin, Guindo i lë vendin Bakajokos.
69′ Tjetër zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, largohet Nikaj në fushë Balaj.
64′ Trajneri Tetova kryen dy zëvendësime, largohet Jahaja dhe Lushkja në fushë Uotlai dhe Melo.
54′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Nasr i vetëm përballë portierit, tentativa e egjiptianit ndalet nga portieri Dajsinani. Ndërkohë Lukinja ishte i vetëm në krahun tjetër.
50′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, largohet nga fusha Dumfur i dëmtuar, vendin e tij e merr Luço Vaskez.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
44′ Fantastik Marko Aliaj, portieri i skuadrës së Skënderbeut, bën një tjetër pritje shpëtimtare, duke i mohuar sërish avantazhin Fangajt
43′ Shtylla i mohon golin e avantazhit sulmuesit të Skënderbeut, Bismark.
41′ Aleksi shpëton pranë vijës fatale skuadrën e Egnatias. Vendimtare ndërhyrja e kapitenit.
37′ Ramos është i ndëshkuari i radhës për faull në sulm.
33′ Pranë golit Egnatia me Aljev, që nuk godet siç duket pas një harkimi nga këndi.
32′ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Nasr.
28′ Provon Skënderbeu të kundërpërgjigjet me Jurin, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
23′ Sërish Marko Alia i mohon golin Egnatias, duke ndalur tentativën e Ujkës, vendimtar portieri i skuadrës korçare në këto minuta.
20′ Tjetër shans për Egnatian me Lushkjan, por tentativa e tij ndalet nga portieri Alia.
17′ Shans i artë për Egnatian me Guindon, që shpërdoron një gol të sigurt duke goditur shumë keq pranë zonës së 5 metërshit.
13′ Lukinjas provon me një gjuajtje të befasishme nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
10′ Skënderbeu po vuan presionin e Egnatias, vendasit shfaqen tepër kërkues në zonën e Aliajt.
5′ Minuta mjaft të mira për vendasit që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Skënderbeut, vuajnë disi korçarët në startin e sfidës.
1′ Starton sfida në “Arenën Egnatia”
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Alijev, Aleksi, Fernando, Lushkja, Zejnullai, Jahaja, Ujka, Frangaj, Guindo
Trajner: Edlir Tetova
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Juri Merlim, Nikaj, Naser, Dumfur, Sabo, Shaqe, Ferreira, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka


