Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vendosen fatet e sezonit, ish-kapiteni Lako analizon sfidën vendimtare: I bindur, Skënderbeu e mund Bylisin në “finale”

    Aktualitet April 24, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu luan fatet e sezonit në ndeshjen e fundit në shtëpi përballë Bylisit. Një takim direkt dhe përcaktues për qëndrimin në Superiore apo zbritjen e korçarëve në një kategori më poshtë.

    Në kushte të tilla pritet që të jetë një 90- minutësh shumë intensiv dhe i vështirë për të dy skuadrat që do të përballen në këtë sfidë direkte në javën e fundit të kampionatit. Kjo ndeshje shihet si përcaktuese edhe nga ana e ish-kapitenit të Skënderbeut, Stavrion Lako. Për ishmbrojtësin korçar, ky takim është ai më i rëndësishmi i sezonit që vlen sa i gjithë kampionati. Ndaj edhe për këtë Lako bën apel që skuadra të japë maksimumin dhe të tregojë karakterin e duhur për t’i bërë ballë një ndeshjeje tejet deçizive.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Luhet java e fundit e kampionatit dhe ende është në garë gjithçka që do të përcaktojë verdiktet për disa ekipe, që kanë ende të hapur pozicionin final në këtë sezon. Luhet mes tyre edhe një ndeshje direkte, siç është ajo mes Skënderbeut dhe Bylisit, dy ekipeve që do të vendosin në këtë 90- minutësh fatin e sezonit. Nëse i referohemi renditjes, Bylisi është ekipi më i avantazhuar, pasi luan për dy rezultate në Korçë. Ndërsa në anën tjetër, Skënderbeut i duhet vetëm një fitore për të shpëtuar sezonin. Mendoj se korçarët e dinë rëndësinë që ka për ta ky takim dhe do të mundohen të bëjnë më të mirën për të marrë rezultatin maksimal.

    Ekipi ka treguar potencial dhe rritje të vazhdueshme në ndeshjet e fundit, duke arritur të marrë rezultate shumë të mira sa i përket fazës së fundit të sezonit. Kjo të jep besim dhe të bën të motivuar për ndeshjen e fundjavës. Jam i bindur se korçarët do të kenë përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e radhës dhe do të tregojnë që në fillim dëshirën për të bërë mirë. Ajo që unë analizoj është fakti se edhe Bylisi ka një skuadër shumë të fortë dhe solide që mund të vërë në vështirësi ekipin bardhekuq.

    Ndaj duhet një kujdes maksimal për të përballuar një ndeshje me një ngarkesë kaq të lartë emocionale dhe fizike. Mund të them se fakti që skuadra do të jetë e plotë të paktën deri tani, tregon se Gjoka ka mundësinë që të zgjedhë ekipin më të mirë që ka në dispozicion për të arritur objektivin e klubit”, theksoi ish-kapiteni i Skënderbeut në lidhje me ndeshjen e radhës që korçarët do të luajnë në shtëpi përballë Bylisit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.