Skënderbeu është gati për ndeshjen kundër Bylisit. Një ndeshje përcaktuese për fatet e një sezoni të gjatë dhe tejet të vështirë për korçarët.
Kjo është dilema e vetme për formacionin nga ana e kryepankinës korçare, që po kërkon edhe zgjidhjet alternative në rast se vendos që të mos e nisë takimin me Dokën nga minuta e parë në fushë.
Por duket se ish-mbrojtësi i Kombëtares është i rikuperuar tashmë dhe gati për të luajtur ndeshjen e fundit të këtij sezoni me Skënderbeun për të dhënë kontributin e tij në një takim kaq përcaktues për fatin e gjithë kampionatit të bardhekuqve që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën direkt pa pasur nevojë të një ndeshjeje shtesë, që mund të komplikonte dhe vështirësonte më shumë situatën në klubin e Skënderbeut.



