Laureta Alidinaj, aktualisht anëtare dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Korçës, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për deputete në qarkun e Korçës, në zgjedhjet e 11 majit 2025, nën siglën e koalicionit Euroatlantik.
Në një deklaratë publike, Alidinaj u shpreh se përvoja e saj e gjatë në administratën publike dhe angazhimi i vazhdueshëm në politikë, e kanë shtyrë të marrë këtë hap, për të qenë një zë i fortë në Kuvend për qytetarët e Korçës.
“Garoj me koalicionin Euroatlantik sepse kjo është një forcë politike me program të qartë dhe me vlera demokratike, më e hapur se çdo forcë tjetër ku kam aderuar më parë”, theksoi ajo.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Korçës të mbështesin këtë koalicion që garanton garë të barabartë, lista të hapura dhe përfaqësim të drejtë, ku çdo qytetar që plotëson kriteret mund të kandidojë, pavarësisht përkatësive apo lidhjeve politike.
“Unë nuk jam këtu për rrotacion. Jam këtu për të sjellë mirëqeverisje dhe për të sfiduar listat e mbyllura që u miratuan nga dy partitë e mëdha. Dua një Parlament të qytetarëve, jo të kryetarëve”, tha Alidinaj me një ton të fortë.
Ajo u angazhua për rritjen e pensioneve, përmirësimin e përkrahjes sociale dhe infrastrukturës urbane, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të fëmijëve.
“Vota për numrin 4 nuk është thjesht një zgjedhje – është mision. Voto për Korçën, voto për Laureta Alidinanj!”, përfundoi ajo.
Videomesazhi i saj;
Përshëndetje të gjithëve,
Unë jam Laureta Alidinaj, jam kandidate për deputete në qarkun e Korçës, nga koalicioni Euroatlantik. Sot jam anëtare e Këshillit Bashkiak të Korçës dhe Nënkryetare e Këshillit Bashkiak. Jam këtu për t’u thënë se pse kam pranuar të kandidoj për koalicionin Euroatlantik dhe pse kam pranuar kandidaturën për deputete në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Kam dhënë kontribute pafund në administratën publike, kam shërbyer pafund si në politikë dhe në administratë.
Unë garoj në këtë koalicion sepse qasja ime i afrohet dhe përshtatet programit të kësaj force politike, prandaj unë e shikoj që kjo forcë poltike është më demokratike se forcat politike ku unë kam aderuar.
Dua t’ju drejtohem qytetarëve të Korçës që të votojnë koalicionin Eurotlantik, sepse është partia që është më demokratike, është partia me lista të hapura, partia me garë. Ju them qytetarëve të Korçës që t’ju japë mundësinë nesër që të kandidojnë fëmijët tanë, të kandidojë motra juaj, vëllai juaj, djali juaj, vajza juaj që plotëson të gjitha kriteret për të kandiduar dhe për të qenë në një garë të barabartë.
Prandaj të bëhemi të gjithë bashkë që t’i themi stop atij ligji, sepse bota juaj është më e rëndësishme sesa ligji që u bë Parlament nga dy partitë e mëdha për herë të dytë.
Ju drejtohem me zërin e fushqishëm të një nëne, të një gruaje, të një gjysheje, të një prindi të shqetësuar nga kjo situatë alarmante që e ka kapur sot vendin tonë. Nuk jam këtu për rrotacion, unë jam këtu që në këtë kandidaturë të shpreh ambicien time për një mirëqeverisje nesër.
Dua që t’i sfidoj ato lista, të garojmë me lista të hapura që ju të çoni zërin tuaj në Parlament, ta bëjmë atë Parlament të qytetarëve dhe jo të kryetarëve, të tregoni që forca e votës tuaj është më e madhe se forca e atij ligji që ata kanë miruatuar.
Dua të jem zëri juaj për pensione të larta, dua të jem zëri juaj në përmirësimin e përkrahjes sociale, dua të jem zëri juaj në përmirësimin e infrastrukturës urbane, dua të jem zëri juaj për fëmijët tanë, dua të jem zëri juaj në gjithçka.
Vota për numrin 4 nuk është opsion, vota për numrin 4 sot më shumë se kurrë sot është mision. Voto për Korçën, voto Laureta Alidinaj!


