Juristja nga Kosova, Xhezide Selimi, ka vendosur të ndryshojë emrin e saj zyrtar dhe të identifikohet tashmë me emrin Zana.
E ftuar në emisionin “Çikat n’Fokus”, juristja ka folur rreth arsyeve kryesore që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi për ndryshimin e identitetit të saj.
Selimi ka deklaruar publikisht se motivi i kësaj përzgjedhjeje lidhet me dëshirën e saj për të mbajtur një emër shqiptar dhe jo një emër me prejardhje arabe.


