Një tjetër rast shqetësues është regjistruar në Korçë, ku një burrë 42-vjeç dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re 29 vjeçe.
Policia njofton se ka nisur procedim penal ndaj shtetasit D. R., banues në Korçë, pas denoncimit të vajzës për ndjekje të vazhdueshme dhe shqetësime të rënda psikologjike që ajo ka përjetuar.
Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari e ka ndjekur vajzën në vende publike dhe i ka dërguar mesazhe të vazhdueshme, duke i krijuar asaj ndjenjë pasigurie.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.
Policia ka referuar çështjen në Prokurori, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse rasti përfshin edhe shkelje të tjera ligjore.


