Një aksident rrugor është regjistruar vetëm pak minuta më parë në aksin Lin–Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësit, duke përfunduar më pas në korsinë e biçikletave. Për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi i automjetit udhëtonte i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime fizike.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


