Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Aksident pranë bibliotekës në Korçë, arrestohet shoferi

    September 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pesë vite punë studimore për gjuhën, letërsinë dhe kulturën arbëreshe prezantohen në UNIKO

    Aktualitet May 31, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në ambientet e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (UNIKO), u zhvillua sot një aktivitet i veçantë akademik, ku u prezantua puna 5-vjeçare studimore dhe botuese e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), e fokusuar në gjuhën, letërsinë, historinë, antropologjinë dhe folklorin arbëresh.

    Takimi u hap me përshëndetjen e dekanes së Fakultetit, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila falënderoi organizatorët dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Qendrën përmes projekteve të reja të përbashkëta.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Veprimtaria u organizua nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, ku përgjegjësi i departamentit, prof. as. dr. Eris Rusi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve institucionale në funksion të promovimit dhe studimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe.

    Në vijim, drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, prof. as. dr. Diana Kastrati, prezantoi linjën editoriale të Qendrës dhe aktivitetet kërkimore në fushën e studimeve arbëreshe. Studiueset dr. Dorina Arapi dhe dr. Hysnie Haxhillari prezantuan një pasqyrë të gjerë të 25 botimeve të realizuara gjatë pesë viteve të fundit.

    Në përfundim, këto botime iu dhuruan Bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, me qëllim që të shërbejnë si burim studimor për studentët dhe stafin akademik në fushën e kërkimeve gjuhësore, letrare dhe kulturore.

    Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe mbështetjes së kërkimit shkencor në fushat e albanologjisë dhe trashëgimisë kulturore arbëreshe.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide Universiteti_i_Korçës
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Aksident pranë bibliotekës në Korçë, arrestohet shoferi

    September 12, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Aksident pranë bibliotekës në Korçë, arrestohet shoferi

    September 12, 2026

    Turistët e huaj në Korçë: Mbi 800 mijë vizitorë këtë sezon

    September 12, 2026

    Dr. Redina Agolli, përkushtimi i neurologes në Pogradec

    September 11, 2026

    Skënderbeu në disavantazh ndaj Tiranës pas pjesës së parë

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Aksident pranë bibliotekës në Korçë, arrestohet shoferi

    September 12, 2026
    Më të klikuarat

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.