Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në Pogradec. Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutjet për më shumë begati, qindra besimtarë myslimanë i janë drejtuar që në orët e para të mëngjesit xhamisë “Ebu Bekër” të qytetit të Pogradecit për të falur namazin.

Teksa uroi Kurban Bajramin imami i xhamisë, Mirel Mazelli, në mesazhin e tij në këtë ditë të shënuar vuri theksin tek familja e cila kohët e fundit është më e përçarë. Sipas Mazellit, festa si kjo afrojnë më së tepërti anëtarët e familjes me njëri tjetrin.

Festa e Kurban Bajramit është festa e dytë më e madhe në Islam, e cila afron më tëpër besimtarët me krijuesin nëpërmjet lutjeve dhe sakrificës. Kurban Bajrami është festuar edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Korçës.


